LAJMI I FUNDIT:

Humb kontrollin e makinës, plagosen tre të rinj

Humb kontrollin e makinës, plagosen tre të rinj

Një aksident me pasojë plagosjen e tre shtetasve ndodhi mesditën e së martës në aksin rrugor Fierzë-Cepë, në komunën e Belshit.

Burime të Policisë lokale bënë të ditur se "mjeti "RENO" me targa të huaja, i drejtuar nga 16 vjeçari A.Peqini, ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur, duke shkaktuar plagosjen e 16 vjeçarit , si dhe dy shokëve të tij pasagjerë, Sokol Kaca, 28 vjeç dhe 17 vjeçarit A.Hysa, banorë të fshatit Cepë"./Telegrafi/