LAJMI I FUNDIT:

Elbasan, plagosen 3 persona

Elbasan, plagosen 3 persona

Tre persona u plagosën mesditën e së martës, në një aksident rrugor, në Elbasan.

Makina me targa të huaja, e cila drejtohej nga një 16 vjeçar doli nga rruga dhe për pasojë u plagosën 2 të miturit; A.P 16 vjeç dhe A.Hysa 17 vjeç, si dhe T.Kasa 28 vjeç.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe mësohet se shkak për aksidentin u bë humbja e kontrrollit nga ana e drejtuesit të automjetit. /Telegrafi/