LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, kanosën prefektin, arrestohen dy vëllezër

Vlorë, kanosën prefektin, arrestohen dy vëllezër

Policia e Vlorës arrestoi dy vëllezërit, të cilët ditën e premte, kanosën prefektin e qarkut.

Dy vëllezërit, Ilir dhe Erjon Limushaj u arrestuan, pasi një ditë më parë pas një debati të çastit, në ambientet e prefekturës së Qarkut Vlorë kanosën prefektin dhe goditën punonjësit e prefectures, si dhe dëmtuan sende të ndryshme.

Prefekti i qarkut Vlorë, Eduard Veçani tha se “dy persona, kanë tentuar ta dhunojnë por nuk janë lejuar nga punonjësit e prefectures dhe më pas dy personat kanë thyer xhamat e prefekturës dhe dhunuan edhe punonjësit e saj.” /Telegrafi/