LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen autorët e vrasjes në Pejë

Arrestohen autorët e vrasjes në Pejë

Hetuesit e Njësitit Hetimeve Rajonale për Krime Serioze në bashkëpunim më hetuesit e Stacionit Policor të Pejës kanë zhvilluar aktivitete intensive operativo-hetimore, duke mbledhur informata në terren dhe duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarë të Pejës, kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarit e në vrasjen e Kreshnik Isufajt.

Policia ka arritur që të lokalizojnë vendstrehimin e të dyshuarve në fshatin Shkrel të Rugovës në një stan dhe më datën 20.09.2011 rreth orës 01:00 janë arrestuar personat e dyshimtë shtetasit kosovar, D.K. rreth 25 vjeçar dhe B.K. rreth 21 vjeçar nga Peja, transmeton Express.

Një ditë me herët ishte arrestuar F.G. rreth 22 vjeçar nga fshati Qyshkë i Pejës.

Policia e Pejës ka konfiskuar dy armë të zjarrta (pistoleta) që dyshohet se janë përdorur në vrasjen e shtetasit kosovar, Kreshnik Isufaj dhe plagosjen shtetasit Shqipërisë, Agim Peca. Të dyshuarit më vendim te Prokurorit janë ndaluar në ndalimin policor dhe rasti do të procedohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Pejë.


Kreshnik Isufaj nga fshati Radavc i Pejës, ka qenë kalimtar rasti kur është goditur për vdekje nga plumbat që janë shkrepur nga disa persona në drejtim të një personi tjetër, me motive të hakmarrjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Kalo në kategori