LAJMI I FUNDIT:

Kontrollohen 101 vetura, shtatë konfiskohen

Kontrollohen 101 vetura, shtatë konfiskohen

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe krimeve të tjera, në bashkëpunim me njësitë rajonale të autokrimeve dhe njësitë tjera përkatëse, ka realizuar operacionin në bazë të planit operativ “Shtatori”.

Ky operacion kishte për qëllim kërkimin e veturave të vjedhura të falsifikuara, por edhe atyre që nuk i kanë plotësuar obligimet ligjore ndaj shtetit të Kosovës.

Operacioni është ndërmarrë në tri qytetet e mëdha të Kosovës.

Më datën 09.09.2011 operacioni është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, më 10.09.2011 operacioni ka vazhduar në rajonin Pejës dhe më 12.09.2011 operacioni është zhvilluar në rajonin Prishtinës


Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 101 vetura të ndryshme, prej tyre janë konfiskuar shtatë vetura. Ndërkaq, katër vetura janë dërguar në dogana të Kosovës për procedura të mëtejme.

Tri vetura janë të dyshuara si të falsifikuara dhe hetimet rajonale përkatëse do të merren me procedim gjyqësor. Gjithashtu gjatë këtij operacioni është konfiskuar edhe një armë automatike e tipit AK 47 dhe 13 fishekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori