LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, shkrumbohet një makinë

Vlorë, shkrumbohet një makinë

Një makinë e shkrumbuar u gjet në orët e para të së shtunës, në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë.

Mësohet se një makinë luksoze, tip BMW seria 7, me targa angleze, në pronësi të një personi që banon në Itali, me iniciale E.Z është djegur plotësisht.

Efektivët e policisë thanë se “zjarrëvënia dyshohet të jetë e qëllimshme dhe zjarri nuk ka shkaktuar dëmtime në zonën përreth apo persona të lënduar.

Një grup hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen. /Telegrafi/