LAJMI I FUNDIT:

Peqin:Vritet polici

Peqin:Vritet polici

Në orët e vona të mbrëmjes në fshatin e Pajovës një tentativë vjedhje ka shkaktuar një kasaphanë.

Disa persona kanë tentuar të vjedhin një transformator në një kabinë elektrike. Policia, që ka arritur në vengjarje është përpjekur t’i kapë në flagrancë grabitësit, por është gjendur në një ferr të vërtet mes breshërive të automatikut të grabitësve.

Pas një shkëmbimi zjarri ndërmjet forcave të policisë dhe grabitësve ka mbetur i vdekur në vend efektivi i forcave blu Zabit Caka. 50-vjecari Caka ishte banor i qytetit të Peqinit. Pasi ka ka vrarë policin, autori i krimit 40-vjecari Luan Tabaku banor i fshatit Shezë është vetëvrarë.

Pjesa tjetër e grabitësve kanë arritur të largohen. Forca të shumta të policisë janë mbledhur në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet mbi identitetin e autorëve të krimit. Pas shkëmbimit të zjarrit në vendngjarje është gjetur makina e grabitësit Luan Tabaku dhe një automatik tip kallashnikov.


Nga hetimet paraprake policia bënë me dije se Tabaku ëhtë peron me preceddentë penal në Itali dhe në Shqipëri, raportoi BW./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori