LAJMI I FUNDIT:

84 vjeçari: Liljanën nuk e vrava unë

84 vjeçari: Liljanën nuk e vrava unë

Gjykata e Korcës vendosi të mërkurën, masën e sigurisë, burg pa afat për 84 vjeçarin, Gaqo Dumka, i cili u arrestua si autori i vrasjes së 42 vjecares, Liljana Arapi.

Në seancën gjyqësore, 84 vjeçari, nuk pranoi autorësinë e vrasjes por ai tha se “ishin tre persona të tjerë që vranë Liljana Arapin, të cilës i prerë edhe kokën”.

84 vjeçari tha se kishte pranuar autorësinë që në fillim, pasi ishte nën kërcënimin e autorëve.

Në seancën e së mërkurës, Gaqo Dumka, pranoi vetëm se ka copëtuar trupin e gruas, pasi sipas tij ajo ishte shumë e rëndë për tu hedhur në mbeturina./Telegrafi/