LAJMI I FUNDIT:

“Oki” prangos 12 serbe për trafikim

“Oki” prangos 12 serbe për trafikim

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën mbrëma 19 persona, prej të cilëve 12 janë femra me nënshtetësi serbe. Personat e arrestuar në Kmetofc të Gjilanit dyshohen se kanë kryer veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore, mundësimit të prostitucionit dhe marrje me prostitucion.

Përveç 19 personave të arrestuar nga drejtoria e hetimit të trafikimit me qenie njerëzore, policia ka bërë edhe identifikimin e një viktime që konsiderohet viktimë e trafikimit, transmeton “Zëri”. Sipas drejtorit të njësisë së trafikimit, Gazmend Hoxha, operacioni i koduar “ Oki” është duke vazhduar dhe se ka gjasë të ketë bastisje dhe arrestime të tjera. /Telegrafi/