LAJMI I FUNDIT:

Elbasan, sekuestrohen 500 rrënjë cannabis attiva

Elbasan, sekuestrohen 500 rrënjë cannabis attiva

Policia e Elbasanit sekuestroi të martën 500 rrënjë bimë narkotike të llojit cannabis sattiva, në kuadër të një operacioni të koduar “Ara e Fermës”.

Burime të Policisë thanë se bima narkotike u gjet dhe u sekuestrua në fshatin Dragot Fermë, si dhe u bë arrestimi i personit përgjegjës si kultivues dhe shpërdarës së saj, shtetasit Shahim Paja, 50 vjeç, me banim në fshatin Lisaj të komunës Kajan.

Mësohet se lënda narkotike u gjet e mbjellë brenda një are me misër, ku 50 vjeçari e kishte gati për t’a kultivuar./Telegrafi/