LAJMI I FUNDIT:

Pogradec, mbytet në liqen 18 vjeçari

Pogradec, mbytet në liqen 18 vjeçari

Një18 vjeçar u mbyt të hënën në liqenin e Pogradecit në zonën e quajtur 1 Maji.

Mario Malko, 18 vjeç banues në Tiranë, u mbyt në kohën kur u hodh nga varka me të cilën po bënte një shëtitje në liqen bashkë me familjen e tij, raportoi BW.

18 vjeçari ndodhej prej pak ditësh me familjen e tij për pushime, në qytetin e Pogradecit.

Policia e Pogradecit tha se “ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.” /Telegrafi/