LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, arrestohet italiani i kërkuar nga interpoli

Vlorë, arrestohet italiani i kërkuar nga interpoli

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me policinë italiane, arrestoi të enjten shtetasin Guiseppe Simonelli, 32 vjeç, pasi dyshohet të jetë anëtar i një organizate kriminale.

32 vjeçari, lindur dhe banues në Tropea, Itali, me kombësi dhe shtetësi italiane u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “DUE TORRI CONECTION”.

Organizata kriminale, ku i arrestuari dyshohet të jetë anëtar, ka patur si qëllim trafikimin e sasive të mëdha (1500 kg) të lëndëve narkotike si kokaina, trafik të cilin dyshohet se e realizonte nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore drejt Italisë, raportoi Panorama.

Policia tha se Guiseppe Simonelli ka hyrë në territorin shqiptar në datën 31.07.2011 dhe është mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë kësaj kohe./Telegrafi/