LAJMI I FUNDIT:

Sarandë, zjarr i madh në fshatin Dhivërr, ndihmë Greqisë

Sarandë, zjarr i madh në fshatin Dhivërr, ndihmë Greqisë

Një zjarr i përmasave të mëdha ra mesditën e të mërkurës rreth orës 13:30 në fshatin Dhivërr të Sarandës. Ngjarja bëhet tepër e rëndë pasi flakët e zjarrit kanë arritur të përfshijnë edhe banesat, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Megjithëse në vendngjarje po punojnë zjarrfikëse të ardhura nga Saranda e Delvina, flakët nuk mund të neutralizoheshin, çka ka bërë që të kërkohet ndihma e shtetit fqinj, Greqisë. Mësohet se homologët grekë të Savajës kanë nisur dy zjarrëfikëse me 12 persona drejt Sarandës./Telegrafi/