LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme e vërteton vendimin për një rast të vrasjes

Gjykata Supreme e vërteton vendimin për një rast të vrasjes

Një trup gjykues i përbërë nga gjykatës të Kosovës dhe të EULEX-it në Gjykatën Supreme, e vërtetoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Pejë kundër Ventor Maznikollit.

Më 23 korrik 2010, një trup gjykues i përzier në Gjykatën e Qarkut në Pejë e shpalli fajtor Ventor Maznikollin për vrasje të nxitur dhe e dënoi atë me tetë (8) vjet burg. Gjykata kishte vërtetuar se ai e kishte vrarë fqinjin e tij Xhafer Belegu në Pejë më 23 gusht 2003. Tutje, Gjykata kishte vërtetuar se Ventor Maznikolli ishte në gjendje të zemëruar në kohën e kryerjes së veprës, si rrjedhojë e një sulmi të rëndë që Xhafer Belegu e kishte kryer kundër babait të tij.

Gjykata Supreme vendosi ta refuzojë ankesën e të pandehurit si të pabazë dhe e vërtetoi në tërësi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë./Telegrafi/