LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi që pengoi zgjedhjet

Arrestohet personi që pengoi zgjedhjet

Policia e Shkodrës arrestoi të martën, personin që pengoi të dielën, zhvillimin e zgjedhjeve në komunën e Shalës.

Policia tha se “është organizatori kryesor i ngjarjes, ndërkohë që një ditë më parë, për këtë ngjarje u arrestuan edhe 5 persona të tjerë.”

Policia e Shkodrës arrestoi të hënën, shtetasit Petrit Coli 39 vjeç, Pëllumb Mollzati 38 vjeç, Prek Kodra, 35 vjeç, Kol Gjergji, 29 vjeç dhe Mirash Rrethatori, 33 vjeç.

Policia tha se “arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi ditën e dielë në momentin kur materialet zgjedhore kanë mbërritur me helikopter, në vendin e quajtur Breg Lumi, të Komunës Shalë, pikërisht sapo janë zbritur këto materialet zgjedhore, grupe të ndryshme personash, (ku mes tyre janë identifikuar dhe 5 shtetasit e arrestuar), janë vërsulur në drejtim të komisionerëve, duke bërë kështu bllokimin e komisionerëve dhe të rrugë-kalimeve për tek qëndra e votimit, pasi nuk ishin dakord me komisionerët e caktuar për zgjedhjet vendore në komunën Shalë, Shkodër.


Një konflikt u krijua midis dy grupe personash, simpatizantë të dy subjekteve politike të “Aleancës për të Ardhmen" dhe “Aleancës për Qytetarin", si pasojë e kësaj situate, dhe subjektet elektorale u penguan me dhunë, për zhvillimin e rregullt, të aktivitetit zgjedhor. /Telegrafi/