LAJMI I FUNDIT:

Korçë, vajza akuzon vëllanë për vrasjen e babait

Korçë, vajza akuzon vëllanë për vrasjen e babait

Gjykata e shkallës së parë e Korçës dha të enjten masën e sigurisë “burg pa afat” ndaj Edison dhe Marinel Demirin, dhe “Detyrim me paraqitje” për Bledar Demirin, të tre të akuzuar për vrasjen e 75 vjeçarit Ali Zeneli.

Vrasja ndodhi tre ditë më parë në fshatin Pojan të Korçës dhe njëri prej tre djemve, Bledar Demiri ishte edhe nipi i viktimës.

Gjatë seancës gjyqësore, dy të akuzuarit kanë mohuar autorësinë e krimit dhe kanë akuzuar djalin e viktimës, Petrit Zeneli si autor të krimit, raportoi BW.

Pas seancës ka reaguar edhe vajza e viktimës, e cila ka akuzuar drejtëpërdrejt vëllanë e saj si autor kryesor për ngjarjen.


"Po të donin vëllezërit Demiri e kishin vrarë me kohë. Ai ( flet për të vëllanë) sa erdhi nga burgu, babi vdiq. Dyshoj se ai e ka vrarë”./Telegrafi/