LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, vritet një emigrant

Vlorë, vritet një emigrant

Një 30 vjeçar u vra me armë zjarri mesnatën e së mërkurës në Vlorë.

Gladiol Leka, nga qyteti i Vlorës, jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte kthyer me pushime tre ditë më parë.

Dy persona që udhëtonin me motor qëlluan me armë në drejtim të 30 vjeçarit, i cili mori 6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, dhe si pasojë e kësaj plagosje gjeti vdekjen pranë banesës së tij.

Policia mbërriti në vendngjarje, dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve. Mendohet se ngjarja mund të lidhet me cështje të 30 vjeçarit gjatë qëndrimit në Itali. /Telegrafi/