LAJMI I FUNDIT:

Plagoset avokati i Nehat Kullës

Plagoset avokati i Nehat Kullës

Dino Leti, ish-avokati i Nehat Kullës u qëlluar me armë mbrëmjen e së martës në rrugën e Elbasanit, në Tiranë.

Avokati ishte në trotuar, kur është qëlluar disa herë me armë nga një automjet dhe u lëndua në njërin vesh dhe në qafë por pa rrezik për jetën. Avokati u dërgua në spital nga policia dhe nuk ka mundur të identifikojë automjetin apo personat që qëlluan me armë në vendin e ngjarjes.

Burime të policisë thanë mbrëmë se “policia verifikoi se bëhej fjalë për një atentat dhe avokati mësohet se ështe qëlluar me armë pikërisht pasi kishte folur në telefon me klientin e tij, të cilit i kishte konfirmuar se sapo kishte mbërritur tek Rruga e Elbasanit, në vendin ku kishin lënë të takoheshin.”

Avokati Dino Leti njihet për mbrojtjen që i ka bërë në gjyq Nehat Kullës “ish të fortit të Tiranës”.


“Nuk kam konflikte as probleme me njeri, nuk di shkak tjetër për këtë që ka ndodhur, veç detyrës sime si avokat”, tha avokati Dino Leti. /Telegrafi/