LAJMI I FUNDIT:

Ende asnjë i arrestuar për vrasjen e Anisës

Ende asnjë i arrestuar për vrasjen e Anisës

"Janë 20 thika që kanë masakruar vajzën time, po aq thika do të doja t’i ngulja edhe unë vrasësit. Kam frikë të mbyll sytë, sepse më shfaqet ime bijë që më kërkon ndihmë, ndërsa i çahet trupi thikë pas thike dhe ulërin. E unë nuk e ndihmoj dot…’’, tha për të përditshmen Panorama Miranda Opingari, nëna e 25 vjecares që u gjet e masakruar të premten.

“Një njeri monstër është diku aty jashtë dhe siç bëri me Anisën time, mund të bëjë dhe me femra të tjera. Kafshëria nuk njeh emra, vetëm instikte dhe ajo femra tjetër, nesër-pasnesër mund të jetë motra, vajza, gruaja e gjithsecilit…”, shtoi ajo. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e 25-vjeçares, nënë e dy fëmijëve, e cila u gjet e vdekur te “Rëra e hedhur” në plazhin e Shëngjinit, të rrethit të Lezhës.

Policia e Lezhës ka përqendruar intesivisht hetimet në Lushnjë, Berat dhe Fier, për shkak se familja, të afërmit dhe shoqëria e saj nuk kanë dyshime për ndonjë autor të mundshëm. Dy pistat kryesore ishin deri tani, ajo e ish-bashkëshortit, Sokolit, dhe e një personi tjetër me një profil të rremë në rrjetin social Facebook, “Loke Sinaj”, i përshkruar si një biznesmen nga Lushnja, 36 vjeç, beqar, nuk rezulton të jetë një person real.

“Ekziston mundësia që Anisa Opingari, nëna e dy djemve, të ketë rënë pre e ndonjë të dashuri misterioz, i cili për të joshur 25- vjeçaren, ka përdorur si “karrem” “facebook”-un. Mund t’i ketë besuar këtij personi dhe ai ka çuar nëpërmjet mashtrimit deri në Shëngjin, ku edhe e ka masakruar me thika dhe e ka lënë të vdekur në vend”, thanë burime të Policisë së Lezhës. Policia tha gjithashtu se ‘’deri tani janë shoqëruar në polici dhe janë pyetur të paktën 50 persona’’.


Grupi i hetimit po verifikon paralelisht thirrjet e fundit në telefonin e viktimës dhe mesazhet e shkëmbyera prej saj dhe pritet pergjigje ekspertizës së kriminalistikës, që po u bëhen materialeve dhe rrobave të gjetura të trupit të viktimës, për të parë nëse autori i krimit ka lënë gjurmë, apo jo gjatë momentit të ekzekutimit të Anisa Opingarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Kalo në kategori