LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë pushon padinë ndaj Felajt

Gjykata e Lartë pushon padinë ndaj Felajt

Gjykata e Lartë pushoi të hënën çështjen në ngarkim të deputetes socialiste Ermonela Felaj. Ajo ishte paditur në këtë Gjykatë për shpifje, pas deklaratave që bëri vjeshtën e kaluar nga bashkëshorti i deputetes demokrate Rajmonda Bulku.

Dosja në ngarkim të të zgjedhurës opozitare u pushua me arsyetimin se në deklarata nuk janë vërejtur elementë të veprës penale.

Zonja Felaj, në disa dalje publike vitin e kaluar në Partinë Socialiste, akuzoi për favorizime dhe përfitime familjarë të ministrave dhe deputetëve të mazhorancës, mes të cilëve edhe bashkëshortin e deputetes Bulku./Telegrafi/