LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën 34 vjeçari, goditet me thikë

Humb jetën 34 vjeçari, goditet me thikë

Nje 34 vjeçar u godit për vdekje me thikë mbrëmjen e të premtes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes në zonën e Xhamllëkut në kryeqytet, pranë një pike bastesh. 34-vjeçari, Artan Këllezi ka debatuar me Kiljan Korabin dhe në sherr e sipër ky i fundit, ka nxjerrë thikën duke e qëlluar disa herë në pjesë të ndryshme të trupit. I plagosuri është transportuar me të shpejtë drejt spitalit Ushtarak, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mbijetuar.

Përmes dëshmive të personave që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, policia mundi të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes dhe ta arrestojë dy orë pas krimit. Policia po heton për të hedhur dritë mbi motivet e përplasjes mes dy të rinjve dhe zënkës që rezultoi fatale për jetën e Këllezit, raportoi BW./Telegrafi/