I arrestuari kryesor për ekzekutimin e Nadien Zenelit, 32-vjeçarit dibran që u vra në një bar të zonës së ish-Bllokut mbrëmjen e 13 qershorit, quhet Marklen Haka, vetëm 22 vjeç, ndërsa në pranga ka rënë edhe i ati i tij, Lutfiu, në banesën e të cilit policia ka zbuluar armë zjarri.
22-vjeçari është kapur në një banesë shumë larg shtëpisë së tij, i strehuar nga të njohurit e vet, të cilët janë shoqëruar që të gjithë dhe do të jenë në dispozicion të hetimit.
Policia, ka bërë publike pak detaje në lidhje me dyshimet që çuan në identifikimin e Marklen Hakajt, edhe pse autori i atij ekzekutimi mund të jetë vrasësi më me shumë dëshmitarë në historinë 20-vjeçare të krimit në vend.
Motivi që policia ka hetuar për të shkuar tek autori Marklen Hakaj është hakmarrja. Sipas tyre, mendohet se 22-vjeçari u hakmor për vrasjen e vëllait të tij shtatë vite më parë në Nikël, një nga zonat më të përgjakura në vend, për vrasje mes fisesh. Roland Haka është djali i Lutfi Hakajt, i cili u vra në rrethana misterioze, ndërsa asokohe Nadien (Bledar) Zeneli ishte dhëndër në fisin e Hakajve.
Gjithçka u la në harresë, pasi dibrani jo vetëm që ishte dhëndër fisi, por madje u tha se ishte edhe krahu i djathtë i “të fortëve” të Hakajve, të cilët u përfshinë në vrasje dhe u vranë.
Emri i dibranit u lakua jo pak kohë si i përfshirë në vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, për të cilët sot e asaj dite akuzohen dy djemtë nga Vlora, Sokol Halilaj dhe Gramoz Rexhepi. Policia e Tiranës, menjëherë pas vrasjes nisi të merrej me skedën personale të viktimës, që nga dyshime mbi prishje pazaresh e deri në hetim të përplasjeve për zotërim kromi në Bulqizë, raportoi BW. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“E Majta” përjashton nga partia Snezhana Stojçevskën, e akuzojnë si bashkëpunëtore të OBRM-PDUKM-së
Hamza mban tubim me personelin shëndetësor: Premton reforma të mëdha në shëndetësi
Bozhinovska: MEPSO nën ministrinë për energjetikë, ndërsa SHA EMV mbetet nën Qeverinë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik
“SafeJournalist” reagon për situatën në KPM: Hap i rrezikshëm drejt politizimit
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta