LAJMI I FUNDIT:

Gjyshata Bektashiane, kallëzim për “dhunim të varreve”

Gjyshata Bektashiane, kallëzim për  “dhunim të varreve”

Sekretari i Teqes së Gjyshatës Bektashiane, Olsi Karaj, në emër edhe të kryegjyshatës, ka depozituar paraditen e së mërkurës në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, kallëzimin për veprën penale të “dhunimit të varreve”, parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal.

Sipas Karajit, rreth një javë më parë, me vendim të KRRT-së në Elbasan kanë nisur punimet për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në lagjen “Partizani”, në pronën që me dokumente të rregullta i përket Gjyshatës Bektashiane. Në këtë tokë, ku tashmë është hapur gropa për t’u ndërtuar pallat në vitet 1800 deri në vitin 1956, ishte teqeja më e madhe e Elbasanit, si dhe tyrbja e saj, e ndërtuar nga Baba Hamiti dhe mbante pikërisht emrin e këtij të fundit. Sipas zotit Karaj “veç depozitimit të kallëzimit penal për veprën penale të dhunimit të varreve, Gjyshata Bektashiane në Elbasan, e mbështetur edhe nga Kryegjyshata në Tiranë, kanë kërkuar në Prokurori që të pezullohen punimet deri në vendimin që do të marrë Gjykata e Lartë, ku edhe e ka çuar kërkesën Gjyshata Bektashiane në Elbasan”.

Në muajin shkurt të këtij viti, Gjyshata Bektashiane, pasi është njohur me vendimin e marrë nga Bashkia për ndërtimin e një pallati në vendin ku ndodhej më parë Teqeja e Baba Hamitit si edhe tyrbja, edhe pse kishte humbur një sërë proçesesh gjyqësore, e çoi çështjen deri në Gjykatën e Lartë.

“Në Gjykatën e Lartë kemi depozituar të gjitha dokumentet e marra nga Arkivi i Shtetit, ku thuhet se kjo pronë i përket gjyshatës bektashiane, madje kemi dërguar edhe aktin e ekspertimit të realizuar nga ekspertë, ku edhe një herë tregohet se kjo pronë i përket Gjyshatës”, tha zoti Karaj.


Pas daljes në sipërfaqe të eshtrave në tokën që vazhdon të gërmohet për t’u ngritur godina e re, Gjyshata Bektashiane mësohet se do të rivarrosë tre baballarët që kanë shërbyer në këtë Teqe, të cilët janë Baba Hamiti, Muharremi dhe Baba Rizai.

Teqeja e Baba Hamitit gjatë viteve të komunizmit u kthye në çerdhe dhe kopsht. Ajo ka qenë një ndërtesë 2-katëshe deri në vitin 1992 e më pas është prishur dhe është blerë atëherë nga një qytetar nga Elbasani, i cili e ka shitur tokën, blerësi i të cilës ka vendosur që në këtë tokë të ndërtojë një pallat shumëkatësh, raportoi Panorama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Lajme
Kalo në kategori