LAJMI I FUNDIT:

Sherr mes të rinjve, një i plagosur

Sherr mes të rinjve, një i plagosur

Një sherr mes dy të rinjve, në fshatin Striksan të Bulqizës, degjeneroi deri në përdorimin e armëve, ku si pasojë mbeti i plagosur 23-vjeçari Alton Neziri.

23-vjeçari është dërguar drejt Spitalit Ushtarak, për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore. Sipas policisë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe sipas hetimeve paraprake rezulton, se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta./Telegrafi/