LAJMI I FUNDIT:

Vetëhelmohet 19 vjeçarja pas vdekjes së të shoqit

Vetëhelmohet 19 vjeçarja pas vdekjes së të shoqit

Një nënë e re, 19 vjeçe, i dha fund jetës me lëndë helmuese vetëm 6 muaj pasi i kishte vdekur i shoqi nga një sëmundje e pashërueshme, duke lënë jetim fëmijën dy vjeçar.

Mësohet se viktima Tatjana Halili ka pirë një helm të llojit “Vovotoks”, i cili përdoret për spërkatjen e rrushit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shushicë të komunës me të njëjtin emër në rrethin e Elbasanit, ku viktima u gjet e vetëhelmuar. Ajo u dërgua në spitalin e Elbasanit nga familjarët e saj, ku edhe ndërroi jetë, dy orë pasi ajo kishte pirë pesticidin.

Sipas të dhënave të grupit hetimor, mësohet se 19-vjeçarja, rreth 6 muaj më parë ka humbur bashkëshortin e saj A. H., nga një sëmundje e pashërueshme, vdekjen e të cilit ajo e kishte kaluar në gjendje të rëndë depresive. Një muaj më pas ajo kishte marrë vajzën dy vjeçare dhe ishte kthyer në fshatin e vajzërisë.


Sipas mjekut reanimator, Behar Gjevori, në këtë stinë, bazuar edhe në precedentët e mëparshëm, janë të shumta rastet e vetëvrasjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Lajme
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Lajme
Kalo në kategori