LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Emmy-t, nis çështja në gjykatë

Vrasja e Emmy-t, nis çështja në gjykatë

Në Gjykatën e Tiranës nis procesi gjyqësor ndaj biznesmenit nga Kosova Aziz Kelmendi, i cili akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” të këngëtares Elsina Hidërsha, e njohur me emrin e artit Emmy. Në seancën e parë gjyqësore, që u zhvillua të hënën, familja e Emmy-t i kërkoi gjykatësit të çështjes, Arben Micko, t'i legjitimonte si palë në procesin penal që do të zhvillohet ndaj biznesmenit.

Avokati i Kelmendit, kërkoi që kërkesa e familjarëve të viktimës të rrëzohej, pasi do të zvarriste procesin penal. Gjithashtu, ai i kërkoi gjykatës gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet që janë në dosje.
Prokurori i çështjes tha se ishte dakord me kërkesën për gjykim të shkurtuar, ndërsa sa u përket pretendimeve të familjarëve e la në dorën e gjykatës.

Për të dhënë përgjigje kërkesave të të dyja palëve, gjykatësi Micko vendosi të shprehet më datë 8 qershor, raportoi BW. /Telegrafi/