LAJMI I FUNDIT:

Kunati i Majlinda Bregut, gjobë për plagosjen

Kunati i Majlinda Bregut, gjobë për plagosjen

Hektor Ajazi, kunati i Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, u deklarua fajtor dhe u dënua me gjobë nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Ajazi u vu nën akuzë pasi u përfshi në një incident të dhunshëm fizik shtatorin e vitit të kaluar, në një pikë biznesi pranë Vorës. Pak ditë më parë, gjyqtari Martin Deda vendosi dënimin e tij me 100 mijë lekë gjobë, por për shkak të gjykimit me kohë të shkurtuar dhe përfitimit të uljes së 1/3-ës e masës së dënimit, gjoba u ul në 66 mije e 667 lekë gjobë. Sipas vendimit, Ajazi duhet të paguajë këtë gjobë brenda një afati 1-vjeçar, pasi vendimi ndaj tij të marrë formë të prerë.

Në vendimin e Gjykatës pohohet se “i pyetur në hetimet paraprake, i pandehuri Hektor Ajazi e ka pranuar akuzën që i është bërë duke u treguar i penduar për veprën që ka kryer”.

Dosja me të pandehur Hektor Ajazin, të akuzuar për “plagosje të lehtë me dashje”, mbërriti në Gjykatën e Tiranës në shkurt të këtij viti. Në seancën e paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, prokuroria kërkoi dënimin e Ajazit me një gjobë prej 150 mijë lekësh, kërkesë që u pranua edhe nga avokati mbrojtës i tij, raportoi Panorama./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Lajme
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Kronika e Zezë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Kronika e Zezë
Çmimi i produkteve medicinale, SHDPFMFK shpreh shqetësim për efektet që do të ketë ligji: Në shumë raste detyron shitjen nën vlerën e furnizimit

Çmimi i produkteve medicinale, SHDPFMFK shpreh shqetësim për efektet që do të ketë ligji: Në shumë raste detyron shitjen nën vlerën e furnizimit

Shëndetësi
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Kalo në kategori