LAJMI I FUNDIT:

Eksplozivi në Maliq, asnjë i ndaluar

Eksplozivi në Maliq, asnjë i ndaluar

Policia e Korçës nuk ka ende asnjë të dyshuar si autor të hedhjes së bombës artizanale në banesën e kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu.

Kryebashkiaku Topçiu deklaroi se nuk kishte konflikte dhe se ngjarja ka lidhje me detyrën e tij në krye të bashkisë, e ndoshta edhe me rizgjedhjen e tij për mandatin e katërt.

Ekspertët sqarojnë se autoret kishin përzier nitrat me naftë dhe sasia shkonte në një kilogramë. Fatmirësisht eksplozivi artizanal, i hedhur vetëm një metër larg murit të shtëpisë së familjes Topçiu, sipas ekspertëve po të shpërthente mund të shkaktonte një tragjedi./Telegrafi/