LAJMI I FUNDIT:

Eksploziv në banësën e kryebashkiakut të Maliqit

Eksploziv në banësën e kryebashkiakut të Maliqit

Një sasi eksplozivi është vendosur të mërkurën në oborrin e banesës së kreut të Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, përfaqësues i Partisë Socialiste. Lënda plasëse ishte një sasi tritoli prej 1.5 kg.

Sipas policisë, lënda eksplozive, në çastin që ka rënë në oborrin e Topçiut, ka qënë e mbështjellë me një letër natriban dhe e rrethuar me një fitil të ndezur, por fatmirësisht, ajo është shuar pas kontaktit me ujin që ishte në oborr.

Topçiu ka deklaruar se ky është një rast i paprecedentë dhe se ai nuk ka konflikte personale. Nërkohë, policia po heton për gjetjen e autorëve./Telegrafi/