LAJMI I FUNDIT:

Kakavijë, Hamzaraj poseduesi i marijuanës

Kakavijë, Hamzaraj poseduesi i marijuanës

Policia kufitare e Kakavijës informoi se poseduesi i drogës që u kap në flagrancë është Ferik Hamzaraj. I arrestuari është 26-vjeç, lindur e banues në Cakran të Fierit dhe emigrant në Athinë.

Sipas policisë, në bordin e autobusit, në sediljen nr. 33 ku ishte ulur Hamzaraj, pikërisht në dysheme u gjet një çantë dore kartoni e mbuluar me një mbulesë tavoline, ku ishin mbështjellë dy pako me letër natriban, që përmbanin marijuanë.

Pas marrjes në pyetje të Ferik Hamzaraj, u mësua se ai e kishte blerë lëndën narkotike në Fier dhe do ta çonte në Athinë dhe rezultoi se pesha e përgjithshme ishte dy kilogram./Telegrafi/