LAJMI I FUNDIT:

Rrihen mes veti tetë persona pas një mosmarrëveshje

Rrihen mes veti tetë persona pas një mosmarrëveshje

Janë rrahur tetë persona pas një mosmarrëveshje qe ka ndodhë mes tyre, ata janë goditur mes vete duke përdor mjete të forta si shufra druri, shufra metali, dhe një thikë, dy nga të cilët kanë pësuar lëndime janë dërguar për tretman mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:55, në Prizren. Policia pasi që ka dal në vendin e ngjarjes i ka arrestuar të gjithë, dhe janë shoqëruar për në stacionin policorë.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një arme gjysmë automatike, një karikator i pushkës, dhjetë fishekë, një thikë gjahu, katër shufra metali dhe një shufër druri. /Telegrafi/