LAJMI I FUNDIT:

Kidnapohen punëtorët e KEK-ut

Kidnapohen punëtorët e KEK-ut

Në Podujevë, në Lagjen e Kuvajtit, të hënën gjatë ditës, për disa orë janë mbajtur peng katër punëtorë të KEK-ut.

Ata, sipas banorëve, kishin shkuar në këtë lagje, ku banojnë kryesisht banorë me gjendje të vështirë ekonomike, për t’i shkyçur banorët e “Kuvajtit” nga furnizimi i mëtejshëm me energji elektrike për shkak të borxheve të mëdha, por banorët e lagjes i kidnapuan inkasantët. Madje, nuk i lëshuan për orë të tëra.

KEK-u ka reaguar për kidnapimin e punëtorëve. Në reagim thuhet: KEK reagon ashpër me rastin e mbajtjes peng të punëtorëve të korporatës dhe sulmit të tyre nga persona të pandërgjegjshëm në lagje të Kuvajtit. KEK kërkon nga organet e rendit dhe drejtësisë që kidnapuesit të marrin dënimin e merituar në mënyrë që raste të tilla mos të paraqiten në të ardhmen.

Korporata është thellësisht e indinjuar, sidomos me faktin se punëtorët kishin shkuar t’u ndihmonin banorëve. Madje, kjo ishte bërë pas marrëveshjes së arritur me përfaqësuesin e lagjes, i cili më pas nuk është lajmëruar fare.


“Rasti kishte ndodhur pasi persona të pandërgjegjshëm kishin vjedhur kabllon 10(kilovolt), që furnizon këtë lagje me energji elektrike. Ekipi i KEK , edhe pse ditë pushimi kishte shkuar për të gjetur një zgjidhje. Banorët e kësaj lagje në vend të zgjidhjes, kanë sulmuar dhe kidnapuar punëtorët e korporatës në detyrë.

Ky rast i paprecedent tregon qartë se më çfarë ballafaqohen punëtorët e KEK-ut në terren. Korporata nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë, pra nuk do të ndalet asnjë çast së kërkuari nga organet e rendit dhe drejtësisë me shpresën se fajtorët do të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e KEK-ut. /Koha//Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Kalo në kategori