LAJMI I FUNDIT:

Kalaja e Shkupit nxit debate historike

Kalaja e Shkupit nxit debate historike

Rindërtimi i një kishte të shekullit 14 në Kalanë e Shkupit ka ngjallur reagime politike dhe historike në Maqedoni. Subjekte shqiptare kanë kërkuar ndërprerjen e ndërtimit duke thënë se kalasë, që simbolizon qytetin, me qëllim kërkohet t’i jepet vetëm karakter i krishterë, me çka do të pretendohet se ajo është pjesë e trashëgimisë maqedonase. Zyrtarë shqiptarë thonë se pjesë e kalasë ka qenë edhe një xhami që qeveria nuk ka në plan ta rindërtojë.

Profesori Bashkim Iseni, ligjërues në Universitetin e Lozanës në Zvicër, studiues i gjenezës së kombit shqiptar në Maqedoni dhe Kosovë, ka thënë për BBC-në se është shqetësues tejtheksimi vetëm i një dimensioni të së kaluarës në një projekt ku financon shteti. Por ai bën thirrje historiografisë shqiptare që trashëgimia ortodokse bizantine të trajtohet edhe si pjesë e trashëgimisë shqiptare, pasi edhe shqiptarët kanë qenë pjesë e saj.

“Është e padyshimtë se një pjesë e mirë e kulturës, identitetit shqiptar, ka të bëjë me kulturën bizantine, në veçanti me kulturën ortodokse e cila shpesh për fat të keq asimilohet si kulturë sllave. Në realitet Bizanti ka qenë një perandori e cila ka mbuluar kultura, gjuhë, civilizime të ndryshme. Për fat të keq historiografia shqiptare, mirëpo edhe ajo më gjerë, nuk i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj periudhe e cila për fat të keq konsiderohet si një e kaluar historike që ka të bëjë esencialisht me civilizimin sllav. Por dëshmitë historike flasin të kundërtën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Siguri
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori