LAJMI I FUNDIT:

Debati “Katunarë vs Qytetarë”, realitet, apo paragjykim? (Video)

Debati “Katunarë vs Qytetarë”, realitet, apo paragjykim? (Video)

Emisioni i katërt “Nd’rrimi i Natës” (NIN), ka sjellë debatin rreth “Katundarëve e Qytetarëve”. A ekziston diçka e tillë si kjo ndarje në Kosovë, apo është thjeshtë paragjykim. Nëse veç ekziston atëherë kush e bënë ndarjen dhe kujt i konvenon ajo. Këto dhe shumë aspekte të tjera të këtij fenomeni u debatuan në edicionin e katërt të NIN-it.

Mysafirët për ta trajtuar temën ishin: Pal Lekaj, ish-kryetar i Komunës së Gjakovës dhe deputet aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Fadil Maloku sociolog dhe Zana Hoxha-Krasniqi regjisore.

Tema përçoi një debat shumë interaktiv ku mysafirët u pajtuan se megjithatë ekziston një cilësim i tillë që bëhet në Kosovë, por tre të ftuarit nuk ishin dakord për shpeshtësinë më të cilën “Katundarë e Qytetarë”, etiketohen njerëzit.

Sociologu Maloku tha se kjo ndarje nuk duhet të ekzistojë, sepse nuk ka ndarje kualitative mes atyre që jetojnë në fshat e në qytet, ai deklaroi se të gjithë janë të njëjtë, mirëpo ndarjen e shkakton paragjykimi.


Megjithatë Maloku theksoi se paragjykim është në reduktim e sipër, duke iu falënderuar faktorëve socializues që përgatisin gjenerata e reja.

Deputeti i AAK-së Lekaj, u pajtua se ndarja ekziston, por ajo duhet dhe po shuhet megjithatë. Ai mori shembull vetën, kur edhe përse vjen nga fshati ka arritur dy herë të bëhet kryetar i Komunës së Gjakovës.

Lekaj tha se një ndarje e tillë është e dëmshme dhe nuk i duhet kujt.

Regjisorja Zana Hoxha-Krasniqi qysh në start të emisionit tha se ekzistojnë një ndarje e tillë “Katundarë Qytetarë”.

Ajo pohoi se ata që cilësohen katundarë paragjykohen dhe “katundari”, kryesisht shihet me një konotacion negativë.

Të tre mysafirët ishin në pajtim të plotë se forma të tilla diskriminimi janë të dëmshme dhe duhet të përjashtohen si formë e gjykimit ditor.

Nd’rrimi i Natës nesër vjen me një tjetër debat interesat, atë për Instagarmin dhe të vërtetën që fshihet pas tij.

Në trend Fun

Më shumë
Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë

Fun
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka

Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka "shoqen e saj"

Interesante
Kalo në kategori