LAJMI I FUNDIT:

Turpërohet publikisht gruaja që kishte vjedhur në mishtore

Turpërohet publikisht gruaja që kishte vjedhur në mishtore

Në Nanning të Kinës, një grua është lidhur për një shtyllë në rrugë, sepse është akuzuar për vjedhje.

Gruas në moshë të mesme, ja kanë lidhur duart dhe këmbët, teksa në shpinë i kanë vënë mbishkrimin “unë jam hajdute”.

Ajo akuzohet se ka vjedhë mish lope, dele dhe qeni për një kohë të gjatë.

Shitësit e mishtores, kanë dashur ta turpërojnë publikisht, megjithëse ajo ka mohuar të ketë vjedhur. /Telegrafi/