LAJMI I FUNDIT:

Këto janë dhjetë teoritë më qesharake rreth UFO-ve

Këto janë dhjetë teoritë më qesharake rreth UFO-ve

Ekzistojnë me qindra shpjegime rreth shfaqjes së Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO). Gjenerali Douglas MacArthur ka paralajmëruar rreth një lufte të mundshme me jashtëtokësorët në vitin 1955, kur kishte thënë se vendet në Tokë duhet të bashkohen, pasi lufta e ardhshme përfshin tokësorët me jashtëtokësorët. Në vijim ju paraqesim 10 teoritë më qesharake rreth UFO-ve.

JFK ishte vrarë nga CIA shkaku i UFO-ve

Një teori konspirative sugjeron se Agjencia Qendrore e Inteligjencës ishte e përfshirë në vrasjen e John F. Kennedyt, pasi ai ishte shumë afër në zbulimin e së vërtetës që kishte të bënte me jashtëtokësorët. Dhjetë ditë para eliminimit të tij, ai kishte kërkuar qasje të plotë në çështjen e UFO-ve dhe të CIA-s. Nga ky moment ai ishte objektivi. Për t’i bërë gjërat edhe më interesante, ai vetë në vitin 1963 kishte parë UFO dhe kjo ishte arsyeja pse kishte kërkuar të zbulonte më shumë për ta.

Sateliti “Black Knight”


Gjatë garës për gjithësinë në vitet 1950, Shtetet e Bashkuara kishin zbuluar një satelit të panjohur që po transmetonte diçka, duke besuar si ishte rus, por asnjë nga shtetet nuk ishte në gjendje që asokohe ta lansonte një objekt të tillë, kështu që përgjigjja ishte se jashtëtokësorët ishin atje para 300 mijë vjetëve. “Black Knight”(Kalorësit e Zinj), ishte emri që kishte marrë dhe ekzistojnë disa fotografi të marra nga “NASA”.

UFO-t, tokësorë që udhëtojnë në kohë

Kjo teori ishte popullarizuar nga Dr. Bruce Goldberg, i cili është një hipnoterapist dhe veten e tij e konsideron si njeriun me dijen më të pasur kur bëhet fjalë për udhëtimet. Ai konsideron se UFO-t janë makina të njerëzve nga e ardhmja, që janë kthyer për të na udhëzuar drejt zhvillimit gjenetik të njerëzimit.

UFO-t kanë jetë të bazuar në plazmë

Kjo teori konsideron se UFO-t janë qenie njerëzore në vend të transportimit. Kjo teori ishte shpikur nga Trevor James Constable, i cili idenë e bëri publike në librin e tij “They Live in the Sky”, të publikuar në 1959. Këtu ai shkruan se duke lënë anash makinat mekanike, disa prej UFO-ve janë entitete biologjike të padukshme, që mund të shihen vetëm përmes kamerave infra të kuqe.

UFO-t janë përmendur në shkrimet e vjetra

Tekstet e gjetura në Nag Hammadi në Egjipt, përshkruajnë një grup të qenieve të quajtura “Archons”, të udhëhequr nga Jehovai. Ata ishin krijuar kur sistemi solar ishte formuar falë një vale të plazmës dhe tani provojnë të depërtojnë në emocionet tona. Teorikët i përshkruajnë në dy lloje: njërin që duket si një embrion, tjetrin në formë të zvarranikut.

UFO-t janë pjesë e hapësirës sekrete amerikane

Gary McKinnon kishte sulmuar kompjuterët e Ushtrisë amerikane dhe ato to NASA-s, midis shkurtit të vitit 2001 dhe marsit të vitit 2002, me qëllim që të gjejë më shumë informacione rreth jashtëtokësorëve. Ai ia doli të sulmonte kompjuterët më të mëdhenj ushtarakë në histori. Ai pohon të ketë zbuluar se Qeveria kishte kapur një anije të jashtëtokësorëve, por më vonë doli se këtu flitet për programin “Solar Warden Program”, që ka për qëllim dërgimin e anijeve në orbitë, në mënyrë sekrete.

“Malaysia Airlines Flight MH370” është kidnapuar nga UFO-t

Aeroplani i udhëtarëve u zhduk më 8 mars 2014. Kur ishte zhdukur nga radari, radari ushtarak kishte vazhduar përcjelljen deri te Deti Andaman, ku edhe kishte humbur. Ky është momenti kur bota ka filluar të spekulojë rreth ngjarjes. Madje, disa besojnë se ai ishte kidnapuar nga UFO-t, pasi disa momente më herët forcat ushtarake nga Malajzia kishin vërejtur një objekt të paidentifikuar aty afër.

Bota do të mashtrohet nga një hologram i madh

Kjo ka filluar më 2009, kur një dritë e kaltër ishte formuar mbi qiellin e Norvegjisë. Edhe pse kjo ngjarje meteorologjike ndodh shpesh, disa kanë filluar të spekulojnë se origjina nuk ishte natyrale, që nga momenti kur e kishte formën spirale. Disa kanë fajësuar testet me raketa të Rusisë, por të tjerët projektin e “Blue Beam”. Ai ka theksuar se organizatat e fuqisme kanë bashkuar forcat, ta krijojnë një Hologram të Madh, që të vendosin Rregullin e Ri Botëror.

UFO-t janë demonë, që paralajmërojnë ditët e fundit

UFO-t manifestohen si aktivitete të demonëve dhe ata janë lajmëtarët e Apokalipsit. Njerëzit e varur nga UFO-t janë marrë për pjesëmarrje në akte seksuale dhe mëkate të tjera. Qëllimi i tyre është ta dobësojnë besimin në Zot dhe të përgatisin për një religjion të ri që po vjen.

UFO-t janë makina anti-gravitet, të punuara nga nazistët

Teoria më interesante vjen nga Ernst Zundel, i cili ka theksuar se UFO-t janë krijuar nga Rajhu i Tretë. Kur e kanë humbur Luftën e Dytë Botërore, ata janë tërhequr në Antarktik dhe kanë vazhduar me zhvillimin e punës së tyre. Në vitin 1946, Amerika kishte nisur një ekspeditë në Antarktik, për të gjetur sovjetikët që janë tërhequr atje, por kjo për qëllim kishte shkatërrimin e bazave të UFO-ve. /Kosova Sot/

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Fun
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Interesante
Pse njerëzit në këto qytete po heqin trotuaret prej betoni?

Pse njerëzit në këto qytete po heqin trotuaret prej betoni?

Interesante
Momente që mund të bëjnë që edhe personi më i qetë të dëshirojë të bërtasë

Momente që mund të bëjnë që edhe personi më i qetë të dëshirojë të bërtasë

Kalo në kategori