Tema e seksualitetit ka qenë e rëndësishme edhe para erës sonë. Disa tradita që kanë ekzistuar në Greqinë dhe Romën e lashtë do ishin të dënueshme edhe sot. Bota sot ju sjell disa nga traditat më bizare të asaj kohe.
Të jesh prind i fëmijëve jo-biologjikë
Në traditën e arabëve para Islamit shquhej një zakon i çuditshëm, ku burri dërgonte gruan e tij te një tjetër që ishte më i bukur dhe më i mençur. Qëllimi: të krijohet një popullatë më e ngritur. Gjatë kësaj kohe burri mund ta shikonte gruan, por jo të kryente marrëdhënie seksuale. Kjo periudhë zgjaste deri sa mbeste shtatzënë gruaja, ku më pas e rriste fëmijën me burrin.
Në Greqinë e lashtë shquhej rrëmbimi i adoleshentëve
Në këto vende ishte i shquar homoseksualiteti, por jo vetëm kaq. Shumë i shpërndarë ishte marrëdhënia mes një burri të vjetër dhe fëmijëve. Burrat (Erastes) shpesh informonin personat e gjinisë të njëjtë (Eromenos) për dashurinë që ndjenin për ta dhe këta të fundit kishin kohë të iknin ose tu dorëzoheshin vullnetit të të parit. Adoleshentët që nuk kërkoheshin nga të tjerët, shpalleshin si të pavlefshëm e të shëmtuar nga shoqëria.
Seks pa ejakulim
Në traditën e vjetër të filozofisë kineze, Daoismus, burri quhej i fortë dhe me vlera kur kishte shumë marrëdhënie seksuale me vajza të reja, por me një kusht: të mos ejakulonin. Ata nuk duheshin të jepnin diçka nga vetja për të tjerët.
Seksi oral “filloi” në Egjipt
Lajmet e para të seksit oral vijnë nga mitologjia e Egjiptit. Pas vrasjes së Osirisit nga vëllai i tij Seth, ky i fundit e bëri copa-copa trupin e tij. Gruaja e Orisis, Isis, kërkoi që të gjejë gjithë pjesët e trupit për ta kthyer në jetë burrin e saj të vdekur. Por hasi në një problem: mungonte penisi. Pasi krijoi atë nga balta, asaj ju desh të puthte tërë trupin e tij, së bashku me organin mashkullor. Pavarësisht se atëherë ndalohej diçka e tillë. Ky është dokumenti i parë i seksit oral.
Bota u shtua nga masturbimi
Mitologjia egjiptiane mendonte se bota u krijua nga një supë kaotike e përbërë nga vezët. Si fillim u krijua zoti Atum, i cili, gjënë e parë që e bëri ishte masturbimi. Më këtë veprim ai krijoi shërbëtorët e tij që e ndihmuan në sundim. Në kohën e faraonëve gjithashtu ishte prezent masturbimi, që simbolizonte fuqinë dhe riproduktivetin. Vetëm se gjatë veprimit, ata duheshin ta ejakulonin spermën në ujë dhe jo në tokë të thatë.
“Vibratorët” e parë
Prej para 26.000 viteve kanë ekzistuar punime të gurit që kënaqnin instinktin e femrës. Një të tillë mendohet se ka pas edhe Kleopatra e Egjiptit, e cila, nuk kënaqej nga burri i saj. Gjithashtu edhe grekët dhe romakët ishin fansa të “dildove” që i përdornin kryesisht nga materialet e gurëve dhe drurëve.
Prostitucioni te asirianët
Në regjionin e Mesapotamisë prostitucioni nuk ishte vetëm legal, por edhe i mirëpritur nga secila grua, pavarësisht se nga cila shoqëri vinte. Gratë duheshin të kenë marrëdhënie intime në Tempullin e Afroditës, ku ajo ulej dhe shikonte djemtë derisa zgjidhte njërin që i pëlqente më tepër. Pas ritualit ajo vlente si e shenjtë përpara syve të zotërave të mitologjisë asiriane.
Seksi me kafshët
Ky ritual ka qenë i vjetër e daton mbi 25.00 vite. Në Romë, 7 vite para Krishtit ka pas vizatime të marrëdhënieve mes njerëzve dhe gomarëve si dhe mes gjarpërinjve dhe grave të kohës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj
‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër – bëhet virale historia
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia
‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë
"Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur", gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
Mbi 5 metra, bima e specit të kuq mund të shënojë rekord si më e gjata në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze