LAJMI I FUNDIT:

Tempujt erotikë në Indi

Tempujt erotikë në Indi

Ky vend jashtëzakonisht konservator dikur ishte shteti me traktatet dhe artin më të vjetër erotik që ndonjëherë ka parë bota mbarë, megjithëse tani duken më shokuese sesa në të kaluarën.

Në dhjetor të vitit 2013, komuniteti LGBT i Indisë pësoi goditje të fortë kur Gjykata Supreme e vendit nxori verdiktin se homoseskualiteti është krim i ndëshkueshëm. Krejt së fundi, në gusht të këtij viti, Qeveria indiane zbatoi ndalesën, që do të shfuqizoheshin vetëm disa ditë më vonë, për më shumë se tetëqind uebfaqe të ndryshme që mendohet se kishin përmbajtje pornografike, me qëllim që të luftohej dhuna seksuale dhe abuzimi seksual i fëmijëve, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e BBC Travel.

India ka qenë vend jashtëzakonisht konservatore për shekuj me radhë. Madje kjo kishte ardhur si pasojë e puritanizmit të shumë grupeve, si dhe prej dinastive islamike, lordët britanikë dhe kastës brahma të vendit që kishin sunduar Indinë.

Por gjendja nuk ka qenë gjithnjë kështu në Indi. Normat seksuale dikur kanë qenë larg më liberale para shekullit të trembëdhjetë, duke i dhënë rëndësi të barabartë aspektit shpirtëror dhe shekullar.


Seksi ishte mësuar si lëndë mësimore në shkolla, dhe Kamasutra, i pari prej traktateve botërore të seksit, ishte shkruar në Indinë antike ndërmjet shekujve katër dhe dy para erës së re.

Në fakt, nëse shikoni gjërat për së afërmi, ju mund ta merrni vesh anembanë vendit se dikur kishte shoqëri larg më liberale në Indi. Skulptura të gurta ishin gdhendur me motive erotike në shkëmbim e Tempullit të diellit në shekullin e trembëdhjetë në Konark, që ndodhet në shtetin lindor indian, Orissa

Në trend Fun

Më shumë
‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

Fun
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

"Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur", gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale

Interesante
Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Kalo në kategori