LAJMI I FUNDIT:

Japonezi me një gisht braktis ngjitjen në malin Everest

Japonezi me një gisht braktis ngjitjen në malin Everest

Alpinist japonez Nobukazu Kuriki, i cili ka humbur nëntë gishta të dorës, ka vendosur që të bëhet personi i parë në botë që ngjitet në majën e Mont Everest.

Në muajin prill të këtij viti, më shumë se 9,000 persona vdiqën si pasojë e një tërmeti të shkallës 7.8 të Rihterit i cili nxiti edhe një ortek që la të vdekur së paku 20 alpinistë në Everest.

Sipas BBC-së, ditën e shtunë, 33-vjeçari ka mbërritur në jug të Everestit, pikë kjo e njohur si zona e vdekjes për shkak të sëmundjes fatale nga lartësia. Ai kishte planifikuar të pushojë për rreth tetë orë dhe të nis edhe ngjitjen e fundit për në majën e malit.

Për Kurikun është hera e katërt që ka mësyrë Everestin, por që të gjitha herët e kaluara ka hequr dorë pikërisht në pikën kur e ka parë me sy majën e malit.


Në vitin 2012, ai humbi nëntë gishtërinj të duarve si pasojë e ekspozimit në temperaturë jashtëzakonisht të ftohtë derisa po provonte të ngjitej në pikën West Ridge. Ai tha se preferon që ngjitjet e rrezikshme t’i bëjë i vetëm dhe me pajisje minimale.

“Kjo është forma më e pastër e ngjitjes dhe ia vlen rrezikimi. I mblodha të gjitha energjitë pasi është shumë ftohtë”, ka thënë ai. Tani që vendi po lufton me çdo kapacitet që të dëshmojë se ngjitja në Everest është e sigurt, Ministria e Turizmit dhe Aviacionit në Nepal po e kremton përpjekjen e Kurikit. /shekulli/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Interesante

"Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur", gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” - fajin e kanë temperaturat e larta

Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” - fajin e kanë temperaturat e larta

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Kalo në kategori