LAJMI I FUNDIT:

Nëntë ëndrrat më të zakonshme dhe interpretimi i tyre

Nëntë ëndrrat më të zakonshme dhe interpretimi i tyre

Shumë prej psikologëve kanë hequr dorë nga përpjekja për të interpretuar ëndrrat. Por Ian Wallace nuk ka ndërmend ta bëjë. Ai ka interpretuar rreth 150 000 ëndrra gjatë 30 vjetëve të punës së tij si psikolog.

Ja një listë me nëntë prej ëndrrave më të zakonshme dhe interpretimi i tyre.

Kur gjen një dhomë boshe

Dhomat në një shtëpi përfaqësojnë aspekte të ndryshme të karakterit tuaj. Në këtë mënyrë, gjetja e një dhome të papërdorur sugjeron se ju po zbuloni një talent që nuk e dinit se e kishit.


Kur je në një mjet që ka dalë jashtë kontrollit

Makina përfaqëson aftësinë tuaj për të ecur përpara drejt një objektivi specifik. Në realitet ju mund të ndieni sikur nuk keni kontrollin e nevojshëm në rrugën drejt suksesit.

Kur bie nga një lartësi

Të shohësh në ëndërr veten sikur po bie nga një lartësi tregon se ju po mbaheni varur pas një situate në realitet.

Kur fluturon

Aftësia për të fluturuar sugjeron se e keni çliruar veten nga rrethana që ju kanë munduar në jetën reale.

Kur jeni i papërgatitur për provim

Provimet përfaqësojnë mënyrën se si ju e gjykoni veten. Kjo lloj ëndrre tregon se po e qortoni performancën tuaj në jetën reale.

Kur je i zhveshur në publik

Ne i zgjedhim rrobat për të krijuar një imazh te njerëzit që na rrethojnë. Të jesh lakuriq në publik tregon se ka një situatë në jetën reale që ju bën vulnerabël dhe të ekspozuar.

Kur nuk gjen tualet

Tualetet janë mënyra më e pastër për t’iu përgjigjur disa nevojave bazë, kështu që nëse shihni këtë lloj ëndrre do të thotë se keni një problem në jetën reale, ku e gjeni të vështirë të shprehni atë që e keni të nevojshme.

Kur të bien dhëmbët

Dhëmbët simbolizojnë fuqinë dhe besimin në vetvete. Kjo do të thotë që në jetën reale diçka po ju bën të dyshoni në aftësitë tuaja.

Kur të ndjekin

Keni një çështje në jetën reale, me të cilën duhet të përballeni, por nuk dini se si ta bëni këtë.

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Takimi i burrit me krokodilin '124 vjeçar' habit përdoruesit e rrjeteve sociale

Takimi i burrit me krokodilin '124 vjeçar' habit përdoruesit e rrjeteve sociale

Interesante
Tronditen përdoruesit e rrjeteve sociale, publikohet videoja e burrit që ecën përkrah luanit

Tronditen përdoruesit e rrjeteve sociale, publikohet videoja e burrit që ecën përkrah luanit

Interesante
Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Fun
Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Interesante
Kalo në kategori