Që në ag, një fluturake (dron) kujdeset për vezët e groposura në rërë nga mijëra breshka që kanë ardhur natën në këtë plazh në brigjet e Paqësorit, në shtetin jugor Oaxaca.
Pak më larg, ushtarakët janë duke inspektuar zonën, me të njëjtin qëllim. Ata synojnë të pengojnë vjedhjen e vezëve të kësaj specie në zhdukje.
Për të neutralizuar hajdutët, autoritetet meksikane kanë vendosur sivjet të forcojnë masat e kontrollit, duke përdorur për herë të parë këtë teknologji.
Të pajisur me GPS, dronët, të cilët ofrojnë pamje video, diktojnë plaçkitësit, të cilët fshihen pas kaktusëve që gjenden përreth plazhit për t’i vjedhur këto vezë.
Fluturaket përdoren edhe për të zbuluar shtegun që shfrytëzojnë hajnat, tregon njëri prej 20 ushtarakëve të Marinës Meksikane të dislokuar në këtë plazh, i gjatë 18 km, afër qytetit San Pedro Huamelula.
Mirëpo, disa plaçkitës vijnë nganjëherë në plazh edhe në grup, me kuaj, me shpatë në dorë e nganjëherë edhe me armë, thotë për AFP-në në kushte anonimiteti ky ushtarak, i shtrirë në hamakun e tij, pas një nate roje në plazh.
Para pesë vitesh, kujton ai, rreth 300 hajdutë kanë ardhur në plazh. “I ngjante (luftës së) Trojës”.
Përveç se ndihmon në diktimin e hajdutëve, droni shfrytëzohet edhe për t’u treguar atyre se çfarë mund t’i gjejë nëse kapen. Secili që ndalohet duke vjedhur vezët rrezikon deri në 9 vjet burgim dhe 200.000 pesosë meksikanë (rreth 11.900 dollarë).
Që nga muaji korrik, një person është arrestuar dhe rreth 14.000 vezë janë konfiskuar vetëm në Morro de Ayuta dhe në plazhin e afërt Escobilla.
Në këto dy plazhe lindin më së shumti breshka ngjyrë ulliri në botë. Deri në 70.000 breshka mund të vijnë aty e të pjellin vezët vetëm brenda një nate, thonë autoritetet.
Në këtë zonën e San Pedro Huamelulas, vjedhësit e vezëve kryesisht janë njerëz të popullatës lokale të etnive Chontal dhe Zapotec, të cilët tradicionalisht i konsumojnë dhe i shesin. Mirëpo, që nga viti 1990, qeveria i ka ndaluar këto praktika.
Me gjithë vëzhgimin, plaçkitësit nuk heqin dorë dhe përpiqen të vjedhin vezët në pikë të natës, kur këta dronë, që nuk janë të pajisur me rreze infra të kuqe, nuk fluturojnë, thotë Nereo Garcia, përgjegjës lokal i shërbimit të mbrojtjes së ambientit (Profeba).
Këto vezë ushqejnë një tregti që shtrihet nga tregjet e fshatit fqinj Juchitan deri në lagjen e vështirë Tepito, në kryeqytetin meksikan.
Këto vezë, të cilat u ngjajnë topit të golfit, kanë veti afrodiziaku. Ato shiten vetëm 30 pesosë (1,7 dollar) njëqind copa. Në restorante, pesë copa të ziera ose fërguara shiten për 60 pesosë, shkruan gazeta "Zëri".
Një restorant në Juchitan paralajmëron se në meny ka një “gjellë peshku super-vitaminoze”, të përgatitur sidomos me guaca, barishte të piperosur dhe dy vezë breshke, për një çmim prej 100 pesosë.
“Kjo gjellë shitet mirë. Turistët e hanë nga kurioziteti”, thotë shërbyesja e këtij restoranti, e cila propozon edhe vezë breshke të ziera dhe të hedhura në një pjatë sallate.
Për çdo vit, ndërmjet korrikut dhe marsit, gjashtë nga shtatë llojet e breshkave të detit që ekzistojnë në botë vijnë e pjellin në brigjet meksikane. Disa vijnë edhe nga Japonia.
Në Morro de Ayuta kryesisht vijnë breshka ngjyrë ulliri. Janë me dhjetëra mijëra sosh që vijnë bëjnë strofullin dhe pjellin rreth 100 vezë secila.
Gjatë sezonit 2014, më shumë se 1,1 milion breshka ngjyrë ulliri kanë ardhur në Meksikë për dallim nga 994.338 vitin paraprak, tregojnë shifrat zyrtare.
Me gjithë këtë progres, autoritetet nuk e kanë ndërmend të ndalin kujdesin.
Sepse, përveç hajdutëve, vezët lakmohen shumë edhe nga zogjtë dhe qentë e egjër, dhe vetëm 35% e vezëve përfundojnë me çeljen e breshkave të vogla pas 45 ditësh.
Pasi të çelin, breshkat e vogla do të përballen me grabitqarë porsa të hyjnë në det. Sipas ekspertëve, vetëm një në njëmijë arrin të rritet.
Po ashtu, edhe turizmi është kërcënimi tjetër për këtë specie.
Eduardo Najera, drejtor i OJQ-së “Costasalvaje”, druan se promoterët e patundshmërive do të vijnë të ndërtojnë në plazh.
“Nëse ata e shohin këtë vend të virgjër, të ruajtur mirë, me një potencial zhvillimi, ata do të shprehin dëshirën të vijnë të ndërtojnë hotele 40-katëshe, terrene golfi, aeroport… dhe mrekullia do të marrë fund”, thekson Najera, i cili po vepron në mënyrë që ky plazh të shpallet “zonë e mbrojtur”. /Zeri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tronditen përdoruesit e rrjeteve sociale, publikohet videoja e burrit që ecën përkrah luanit
Takimi i burrit me krokodilin ‘124 vjeçar’ habit përdoruesit e rrjeteve sociale
Gruaja e mori macen përmes reklamave, ajo nuk e kishte idenë sesa e rrallë ishte kafsha
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad
Tronditen përdoruesit e rrjeteve sociale, publikohet videoja e burrit që ecën përkrah luanit
A keni menduar se pse hipni gjithmonë në aeroplan nga ana e majtë e tij, TikTokeri zbulon arsyen
Takimi i burrit me krokodilin '124 vjeçar' habit përdoruesit e rrjeteve sociale
Filmi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj