Telenovelat janë shumë të popullarizuara në Evropë, Amerikë Latine, Brazil, Portugali, Spanjë por edhe në vendin tonë. Emri ‘telenovelë’ kombinon fjalët ‘tele’ – që ka kuptimin e televizionit, dhe ‘novela’ – një fjalë portugeze që ka kuptimin e novelës.
Telenovelat janë të veçanta për shkakun që një e tillë mund të vazhdojë të luaj për më shumë se një vit.
Kjo e bën një telenovelë shumë më të gjatë se sa një serial.
Telenovelat janë ndjekur ‘me të madhe’ edhe në vendin tonë.
Ato janë ndjekur me vëmendje shumë nga shumica e njerëzve në trojet tona, duke bërë që ato të zënë një vend të veçantë në jetën e njerëzve, transmeton Lajmi.net.
Më poshtë ju sjellim 5 telenovelat më të ndjekura nga shqiptarët:
5. Kasandra
Kassandra (1992-1993) është një telenovelë nga Venezuela, e shkruar nga Delia Fiallo dhe e drejtuar nga Grazio D’Angelo dhe Olegario Barrera, që tregonte historinë e një vajze cigane të martuar për një familje të pasur. Ajo nuk e kupton, megjithatë, se ajo është mbesa e njeriut në shtëpi. Burri i saj vritet në natën e saj të dasmës dhe ajo më pas fajësohet për vrasjen. Kjo telenovelë është ndjekur me të madhe nga shikuesit shqiptarë.
4. Esemeralda
Esmeralda është një tjetër telenovelë e ndjekur shumë nga shqiptarët, e lëshuar nga Televisia më 1997 por më vonë në televizionet tona. Ngjarja zhvillohej rreth një vajze të quajtur Esmeralda, e cila kishte lindur e verbër por që kishte mirësi në zemër dhe që besonte se një ditë do ta takonte dashurinë e jetës së saj, për shkak se ajo besonte se sytë e saj ishin ‘sytë e dashurisë’.
Koha kalon dhe ajo takohet me dashurinë e jetës së saj. Megjithatë, makthi, dëshirat, interesat e familjes, dashuria e rreme e një gruaje dhe prejardhja e saj shkatërrojnë çdo ndjenjë. Esmeralda dhe Jose Armando janë viktimat e këtij ‘deti’ të pakënaqësisë, që pak nga pak, i dërgon ata në errësirën e indiferencës.
3. Për ty
‘Për ty’ ishte një telenovelë meksikane e cila u shfaq më 2002, ku rolet kryesore i kishin aktorët Leonardo Garcia dhe Ana de la Reguera në rolet e Antonjos dhe Marias. Maria ishte një grua e re e bukur, trimëreshë dhe fisnike që punonte në fermën ‘La Rosaleda’ të familjes Cortes.
Jeta e saj ishte e lumtur derisa u takua me dashurinë e jetës, ku filluan të përkeqësohen gjërat. Ajo fajësohet për një vdekje dhe më pas burgoset dhe urdhërohet që të vritet, por për fat të mirë shpëton dhe rikthehet në vendin ku gjithçka filloi si një grua tjetër, derisa e ‘zbulojnë’ dhe gjërat përkeqësohen përsëri. Edhe kjo telenovelë ishte ndjekur shumë në trojet tona.
2. Pasionet e fshehta
Pasionet e fshehta ishte një telenovelë kolumbiane që kishte 188 episoda, nga viti 2003 deri më 2004. E shkruar nga Jilio Jimenez, telenovela u prodhua nga RTI Columbia në bashkëpunim me Telemundo.
Kjo telenovelë tregonte historinë e tre vëllezërve të varfër por të bukur që ‘vjedhin’ zemrat e tre bukurosheve të pasura të familjes Elizondo, por që përballen me shumë sfida deri në bashkimin përfundimtar të tyre. Edhe kjo telenovelë u shikua shumë në vendin tonë, shkruan Lajmi.net.
1. Kloni
Kloni është një telenovelë braziliane e cila u prodhua nga Rede Globo Network dhe që kishte 221 episode. Në këtë telenovelë bëhej fjalë për një vajzë të re muslimane të quajtur Zhade që jetonte në Brazil, por pasi i vdes nëna ajo shkon në Maroko ku jeton daja i saj Aliu.
Problemi ishte se Zhadja kishte jetuar në një vend me një kulturë krejtësisht ndryshe nga ajo në Maroko. Dhe kështu, sapo të arrijë në Maroko, ajo duhet të mësojë të gjitha traditat dhe zakonet, për t’iu përshtatur jetës së re – duke u përballur kështu me shumë ndëshkime për shkak të veprimeve të saj në kundërshtim me fenë.
Ajo dashurohet me një djalë nga Brazili të quajtur Lucas, që ishte binjak me vëllain e tij Diogo. Pasi një mik i familjes, doktori Augusto Albieri që ishte edhe shkencëtar gjenetik, e viziton Alinë së bashku me Lucasin, Zhadeja e sheh atë dhe dashurohet menjëherë në të.
Ngjarja komplikohet më pas edhe më shumë kur vëllai i Lucasit vdes në një aksident me helikopter në Brazil, ku doktori i familjes e merr përsipër klonimin e tij dhe e arrin atë.
Edhe kjo telenovelë la një shije të veçantë për shikuesit shqiptar, të cilët e ndoqën atë me vëmendje të madhe – dhe që mund të themi se ishte telenovela më e pëlqyer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” – fajin e kanë temperaturat e larta
Përplasja e një kamioni shkaktoi derdhjen e qindra litrave qumësht në autostradën e Floridës
Një ‘mashtrim’ që po shkakton reagime të shumta – kopshti zoologjik ngjyros qentë për t’u dukur si tigra
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Ky burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave
Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” - fajin e kanë temperaturat e larta
Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me "10 yje" në botë?
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet