LAJMI I FUNDIT:

Harrojini filmat: Ky peshkaqen është i vërtetë – më i madhi i regjistruar ndonjëherë (Video)

Harrojini filmat: Ky peshkaqen është i vërtetë – më i madhi i regjistruar ndonjëherë (Video)

Harrojini filmat Jaws, Sharknado ose peshkaqenin e shumëfolur nga filmi australian Finding Nemo - hidhini një sy atij që quhet “Deep Blue”, peshkaqenit të bardhë, që është ndoshta “më i madhi ndonjëherë i regjistruar nga një kamerë”.

Sipas autorit të një videoje të publikuar në internet, Mauricio Hoyos Padilla, i cili punon me organizatën për kërkime dhe hulumtime të peshkaqenëve Pelagios-Kakunjá, peshkaqeni i gjatë 6 metra, është më i madhi i kapur ndonjëherë nga një kamerë.

Padilla, i cili kishte publikuar një video të “Deep Blue” në qershor ka thënë se peshkaqeni duhet të jetë rreth 50 vjeç i vjetër, transmeton Telegrafi.

Shfaqja e “Deep Blue” sipas tij, tregon se përpjekjet për mbrojtjes dhe ruajtjes të specieve kanë funksionuar.


Por, për vetë faktin se sa madhështor ky peshkaqen është, Padilla shpreh shqetësimin rreth mirëqenies së “Deep Blue”, sidomos pas largimit të tij nga Ishulli Guadalupe, prej nga ai largohet për të lindur.

“Zonat çerdhe janë plotë me ushqim dhe pa grabitqarë”, shkruan ai. Por, shton ai, “këto zona janë shumë afër bregut dhe shumë të ndjeshme ndaj kërcënimeve të njeriut”.

Padilla dhe grupi i tij gjenden në Guadalupe këtë verë për të gjetur “femrat shtatzëna” në mënyrë që tu ndihmojnë atyre të gjejnë “zonat për lindje”.

Ideja është të mësohet më shumë rreth zonave ku ato lindin, në mënyrë që të rekomandohen politika më të mira mbrojtëse të këtyre zonave, transmeton Telegrafi.

Në thelb, Padilla dhe grupi i tij janë duke bërë më të mirën për ti mbrojtur ato.

Dhe çfarë mund të thuhet në fund është se është tepër mbresëlënëse të shohim një peshkaqen kaq të madh, personalisht. Dhe nëse jo personalisht, së paku nëpërmjet videos. /Telegrafi/

Deep Blue (The biggest shark ever filmed) second part

Another DEEP BLUE VIDEO!!!!(Please read below about our fundraising campaign)Otro video de DEEP BLUE!!!!(Por favor lean el enlace de abajo acerca de nuestro proyecto)

Posted by Mauricio Hoyos Padilla on Monday, 10 August 2015

Në trend Fun

Më shumë
Ky burrë nis shërbimin

Ky burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave

Interesante
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë

Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë

Fun
Kalo në kategori