LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë gjëra që nuk i dini për Australinë

Dhjetë gjëra që nuk i dini për Australinë

Eksporti i gamiljeve, plazhet pa fund, kryeministri rekordmen, misteri i kryeministrit që u zhduk në oqean dhe shumë të tjera.

1.PER T’U ZBULUAR: Pothuajse tre të katërtat e specieve që formojnë ekosistemin australian ende nuk janë zbuluar: e thotë Jo Harding, përgjegjës i Bush Blitz, një program i mbështetur nga agjencitë qeveritare dhe institutet kërkimore, që dokumenton bimët dhe kafshët e të gjithë Australisë.

Ndërkohë, të tjerë shkencëtarë thonë se në realitet është e vështirë të llogaritësh numrin e specieve të zbuluara dhe atyre që ende nuk janë zbuluar, por të shumtë janë ata që bien dakord se numri i këtyre të fundit në Australi është vecanërisht i lartë.

2. KANGURET: Në Australi ka më shumë kangurë se sa njerëz: më saktësisht, 34 milionë kangurë (në vitin 2011) dhe 27 milionë banorë (2.66 për km katror).


3. SELFIE: Sipas Fjalorit të Oksfordit, fjala Selfie (autofotografi) është australiane: është përdorur për herë të parë në një blog australian në vitin 2002: në të folurën e përditshme australiane, shfaqet shpesh herë prapashtesa “ie” për fjalë të ndryshme.

4. HELME: Në Australi gjendet një prej bimëve më helmuese të botës: Dendrocnide moroides, e cila cliron një toksinë që është në gjendje të provokojë djegie të fortë, të vjella dhe në disa raste edhe vdekjen. Aty ndodhen edhe akrepat më helmues: Atrax robustus, vejusha e zezë, akrepat e bananeve dhe akrepi violinë. Por faqja e internetit e historisë së natyrës jep siguri: vetëm dy prej këtyre kanë shkaktuar vdekje dhe të paktën që nga viti 1981, në Australi askush nuk ka vdekur prej pickimit të një akrepi.

5. GAMILJET: Nga viti 2002, Australia eksporton gamilje në Arabinë Saudite. Sauditët nuk kanë mjaftueshëm për konsumin e tyre të mishit. Me eksportin, Australia zgjidh edhe problemin e gamiljeve predatore: grupe prej qindra gamiljesh të egra, si ato që në vitin 2009 rrethuan qytetin e Docker River, në kërkim të ujit. Vlerësohet se numri i gamiljeve të egra në Australi është të paktën një milionë.

6 ISHUJ DHE PLAZHE: Australia është një ishull i rrethuar nga bukuria e 8000 ishujve më të vegjël, më i madhi i të cilëve është Tasmania, që sipas qeverisë australiane, ka ajrin më të pastër në botë. Në Australi janë numëruar 10 mijë plazhe: që do të thotë se mund të vizigosh çdo ditë nga një, për 30 vitet e ardhshëm.

7. QUAJENI RANCH: Në prill 2015, Kidman & Co, një kompani e specializuar në tregtinë e kafshëve, ka nxjerrë në shitje Anna Creek, fermën më të madhe të botës, që shtrihet në një hapësirë prej 23677 kilometra katrorë. Pra më e madhe se sa vende si Belgjika, Izraeli dhe Xhamajka.

8 KUR DUHET SHKUAR? Sipas Lonely Planet, momenti më i mirë për të shkuar në Australi është mes tetorit/nëntorit dhe marsit/prillit, pasi vera në Australi vjen mes dhjetorit dhe shkurtit. Por nëse dëshiron të vizitosh shkretëtirat e qendrës, më mirë të shkosh në dimër… domethënë mes qershorit dhe gushtit.

9. MINISTRA: Ish Kryeministri, Bob Hauke, është i famshëm për faktin që ka vendosur një rekord botëror: ka pirë 2.5 pintë birrë në 11 sekonda. Hauke është ende i bindur se ajo ka qenë arsyeja e suksesit të tij politik. Një tjetër Kryeministër, Harold Holt, në vitin 1967 u zhduk teksa notonte në oqean dhe që atëherë kanë humbur gjurmët e tij. Një mister që ende apasionon shumëkënd.

10. JETA E BUKUR: Melbourne konsiderohet kryeqyteti sportiv i botës: ka numrin më të lartë të sporteve dhe impianteve sportivë në dispozicion të banorëve të tij, në krahasim me pjesën tjetër të botës. Dhe prej tre vitesh, sipas indeksit të jetueshmërisë së The Economist, është qyteti më i jetueshëm në botë.
Sipas një indeksi të ngjashëm të revistës Monocle, është vetëm i treti.

Në trend Fun

Më shumë
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Interesante
Po peshkonte me magnet, anglezja nxjerr nga lumi revolen 130-vjeçare

Po peshkonte me magnet, anglezja nxjerr nga lumi revolen 130-vjeçare

Interesante
Stjuardesa bëhet virale me këshillat për qetësim, për ata që frikësohen të udhëtojnë me aeroplan

Stjuardesa bëhet virale me këshillat për qetësim, për ata që frikësohen të udhëtojnë me aeroplan

Interesante
Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fermerët afrikanë kultivojnë kumbullën më të rëndë në botë

Fun
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Kalo në kategori