LAJMI I FUNDIT:

Pamje “apokaliptike” nga ura e “pushtuar” nga insektet (Video)

Pamje “apokaliptike” nga ura e “pushtuar” nga insektet  (Video)

Një urë në Iowa të Shteteve të Bashkuara, është mbuluar nga insekte me krahë, duke e bërë të vështirë kalimin e veturave.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar Policia, për të mbajtur rendin për shoferët të cilëve i është pamundësuar pamja shkaku i insekteve.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet gjami i përparmë i veturës i mbuluar nga insektet, që është regjistruar nga një pasagjer në veturën e Policisë, transmeton Telegrafi.

Mësohet se ura është dashur të pastrohet me ekskavator që heqë borën, pasi është mbuluar nga disa centimetra insekte të ngordhura. /Telegrafi/