LAJMI I FUNDIT:

“Selfija” para bizonit la kujtime të dhimbshme (Foto)

“Selfija” para bizonit la kujtime të dhimbshme (Foto)

Zyrtarë të Parkut Nacional Yellowstone në Mississippi të SHBA-ve, i kanë paralajmëruar vizitorët që të rrinë larg nga kafshët dhe assesi të mos ua kthejnë shpinën për të bërë “selfie”.

Këtë paralajmërim nuk e ka përfillur Brandi Burgess, që deshi të bëjë një fotografi para bishës masive.

Gruaja 43-vjeçe është hedhur në ajër, pasi bizoni që peshon afro një ton e ka goditur me brirë, transmeton Telegrafi.


Ajo ka qenë me fat të shpëtojë vetëm me disa gërvishtje në shpinë dhe një fustan të shqyer, por jo me lëndime serioze. /Telegrafi/