LAJMI I FUNDIT:

Magjistarët “keqpërdorin” transmetimin direkt të lajmeve (Video)

Magjistarët “keqpërdorin” transmetimin direkt të lajmeve (Video)

Klipi, në të cilin shihet performimi i iluzionit të “ngushtimit të njeriut” pranë Parlamentit britanik në Westminster Green, dhe prapa transmetimit direkt të reporterit të Sky News, Ashish Joshi, është shikuar më shumë se 180 mijë herë në kanalin YouTube, pasi është shpërndarë nëpër mediet sociale.

Por, doli se ky klip është i tërë i inskenuar dhe se nuk ishte pjesë e transmetimit direkt të Sky News, transmeton Koha.net. Joshi, në mënyrë të pavarur, i ka lejuar këta magjistarë, Richard Young dhe Sam Strange, që të filmojnë trikun e tyre pranë Parlamentit britanik.

Joshi ka thënë se ky klip është filmuar me qëllim që të gjenerojë publicitet për magjistarët Young dhe Strange, me shpresë që të fitojnë një TV Show.

“Ata janë shokët e mi. Ishte kënaqësi që t’i ndihmoj”, ka thënë ai.


Për më tepër ndiqeni videon: