LAJMI I FUNDIT:

Nëna ngjitet në shkëmb për ta shpëtuar djalin e saj (Foto)

Nëna ngjitet në shkëmb për ta shpëtuar djalin e saj (Foto)

Një nënë e tmerruar dhe djali i saj u shpëtuan nga një helikopter, pasi që djali i saj ishte ngjitur në shkëmbin e lartë dhe kishte ngecur aty, e nëna ishte ngjitur për ta ndihmuar atë.

Kate Ormsby pa djalin e saj nëntë-vjeçar, Sam, të bllokuar në maje të shkëmbit në plazhin Westcombe në Devon, Angli dhe menjëherë vrapoi për ta ndihmuar atë.

Por, pas ngjitjes në shkëmbin e lartë edhe ajo mbeti e mbërthyer aty derisa një helikopter i shpëtoi që të dy pas dy orëve, transmeton Lajmi.net.

Ajo ishte në plazh me familjen e saj gjatë një udhëtimi nga Yorkshire.


“Nëna ime dhe vajzat e mia ishim duke ecur përreth kur dëgjuam Sam-in duke bërtitur ‘ndihmë’. Shikonim përreth dhe nuk mund ta shihnim atë, por më pas shikuam lartë dhe e pamë se ai ishte ngjitur në shkëmb”, tha Kate.

“Pa menduar fare, unë vrapova dhe u ngjita në shkëmb”, thotë ajo.