LAJMI I FUNDIT:

Popët e Rumanisë luten për shi!

Popët e Rumanisë luten për shi!

Kisha Ortodokse e Rumanisë ka thirrur priftërinj dhe besimtarët që të luten për shi, pasi vendi u godit nga i nxehti i madh me temperatura deri në 40 gradë.

“Në një periudhë thatësire, e cila kërcënon seriozisht të mbjellat në vend, me pasoja të rënda për jetën e njerëzve, Kisha Ortodokse në Rumani i fton priftërinjtë dhe besimtarët ortodoksë për të rritur lutjet për shi. Duke besuar në mëshirën e Perëndisë, ne shpresojmë se ai do t’u përgjigjet lutjeve tona”, thuhet në deklaratën e kishës, transmeton TetovaSot.

Kisha Ortodokse në Rumani është një nga institucionet më të respektuara në këtë vend.