LAJMI I FUNDIT:

I papuni hiqej si milioner!

I papuni hiqej si milioner!

Një milioner i vetëshpallur, është shfaqur në një program televiziv, duke pretenduar se kishte fituar lotarinë.

Vladimir Wilson krijoi një jetë imagjinare, duke përdorur mediat sociale në të cilat postonte foto me jahte private, ora të shtrenjta dhe makina luksoze.

27-vjeçari pretendonte se kishte fituar 5.6 milionë funte në një lotari gjatë daljes së tij në spektaklin anglez “Judge Geordie”.

Por, ditën e sotme u zbulua se në fakt Vladimir ishte një njeri i papunë, i zhytur në borxhe e që jeton në një apartament të vogël në lindje të Londrës. Ai u shtir sikur fitoi lotarinë, që të kalonte kohë me personazhet e famshme dhe të pasur.